Nis samiti Mini-Shengen, eskorta e shumtë bllokon rrugën Durrës-Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë punonjës policie se sa protestues janë bashkuar sot në bulevard për të protestuar kundër samitit të njohur si takimi për Mini-Shengenin Ballkanik.

Rama i shoqëruar edhe nga liderët e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur nga Durrësi nën masa të rrepta sigurie.

Këto masa kanë nisur në Durrës, në momentin kur liderët e Rajonit janë afruar tek banesat e shkërmoqura nga tërmeti.

Kjo siguri ka vazhduar për gjatë gjithë rrugës Durrës-Tiranë, më saktë deri tek hotel Rogner atje ku edhe është parashikuar takimi me dyert mbyllura.

Madje e gjithë Tirana ka qenë e paralizuar nga ana e trafikut pasi policia rrugore ka bllokuar rrugët duke mos lejuar kalimin e asnjë mjeti gjatë lëvizjes së eskortës që shoqëronte liderët.

Disa protestues kanë vijuar me thirrjet;  ‘Rama ik’, “Turp”, “Kosova është jona”, Aleatët e shqiptarëve janë Washingtoni dhe Brukseli, jo Moska dhe Beogradi”etj.

Ndërkohë eskorta me një numër shumë të madhe mjetesh kanë vijuar rrugën pa u ndaluar në drejtim të vendit ku do të mbahet takimi.

Sipas të dhënave konfidenciale ky takim do të jetë pa prani mediesh, pra me dyer të mbyllura e madje nuk bëhet me dije as kush do jenë personat që do shoqërojnë palët në takim nga ana e qeverive respketive.

Takimi do të ndahet në dy pjesë dhe në orët në vazhdim “Fjala.al” doi t`iu njoftojë edhe mbi takimin që po mbahet ndërkohë.

Ky takim është refuzuar nga Kosova dhe Bosnja dhe madje si në Kosovë edhe në Shqipëri vijohet të protestohet kundër këtij samiti për shkak të pranisë së Serbisë. /Fjala.al/

Të fundit

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më...

Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD shpall si zgjidhje emergjente krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, pasi i quan farsë zgjedhjet e...

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare Shqiptare, i krijuar që prej...

Lajme të tjera

Web TV