Primaret, Berisha: Bëmë histori, PD u nda nga praktikat e dyshimta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit të dalë nga Primaret, ish-kryeministri Sali Berisha tha se dita e djeshmë shënoi aplikimin e një standardi që nuk ka ekzistuiar më parë në Shqipëri. Teksa e quan ditën e djeshme historike, Berisha thotë se Primaret e djeshme nuk janë të parat, por të parat ku çdo kandidat është produkt i anëtarësisë së bazës.

“Së pari dëshiroj të falenderoj nga zemra ata mijëra anëtarë të PD që me votën e tyre të lirë bënë historinë. Ata sollën sot këtu para jush për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri kandidatë të cilët janë propozuar votëbesuar përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para në hisotrinë e PD janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarë vendorë. Por këto janë primaret e para ku çdo kandidat është kontribut i anëtarësisë së bazës. Asnjë nga këto nuk është kandidat i Berishës apo komisionit të rithemelimit. Janë që të gjithë të propozuarit e bazës së partisë që ka Kjo i bën këto primare më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund tu them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që s’ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri”.

Berisha tha se dita e djeshme shënon shkëputjen nga praktikat jo transparente të dyshimta.

“Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jo transparente të dyshimta. Praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga lulzim Brava. Dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit.

Gara u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira. Kanë marrë pjesë 21 kandidatura. Falenderimin e parë ua bëj të gjithë anëtarëve që ushtruan të drejtën e votës. Një falenderim të përzemërt kandidatëve”.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV