Serbia i privon përgjithmonë lejen për nxjerrjen e mineralit të rëndësishëm Australisë! A ka të bëjë me Djokoviç?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis Serbisë dhe Australisë janë përshkallëzuar pasi Beogradi “shkatërroi” planet e Rio Tinto kompanisë anglo-australiane për nxjerrjen e litiumit.

Qeveria e Serbisë ka vendosur të revokojë përgjithmonë lejet për nxjerrjen e litiumit, mineralit të rrallë që konsiderohet strategjik për të ardhmen.

Vendimi i Serbisë është interpretuar si “përgjigje” për trajtimin e tenistit Novak Djokoviç, pasi qeveria austaliane ka penguar pjesëmarrjen e tij në “Australians Open” duke e cilësuar si mashtrues dhe për shkak të mungesës së vaksinës anti-COVID.

Dialogu mes qeverisë serbe dhe Rio Tinto-s datojnë në vitin 2006: Në qendër të diskutimit është një zonë përgjatë lumit Jadar, në pjesën jugore të vendit, pranë kufirit me Bosnjën. Në malet e zonës, ekspertët kanë identifikuar një depozitë të madhe litiumi, një mineral i konsideruar strategjik për përdorime të shumta, ku kryesori është ndërtimi i baterive për makinat elektrike. Kërkesa është vazhdimisht në rritje.

Në vitin 2021 çmimi i litiumit u rrit me 437%. Në rajonin e Jadarit, litiumi është me bollëk, rreth 136 milionë tonë, një nga rezervat më të mëdha në planet.

Rio Tinto në 2021 korrik ka investuar 2.5 miliardë

Rio Tinto fillon dialogun me Beogradin: Në korrik të 2021 vjen për të vënë në jetë investimin prej 2.5 miliard eurosh për të inauguruar aktivitetin minerar në 2027.

Protestat kundër hapjesë së minierave janë rritur ndjeshëm, për dëmtimin e mjedisit, ndotjen e ujit dhe shpyllëzimi.

Qeveria serbe është nën presion kjo për shkak se zgjedhjet po afrohen dhe ka hyrë në dialog me Brukselin për anëtarësim në BE.

Më pas “shpërthen” rasti i Djokovic, i cili dëbohet nga Australia më 16 janar.

Çfarë ndodhi më 20 janar? Më 20 janar, katër ditë më vonë, Beogradi njoftoi se koncesioni për Rio Tinto është tërhequr, projekti do të dështojë pavarësisht vlerës së tij ekonomike dhe strategjike.

Lexo edhe :  Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: "Rusia po rigjenerohet"

“Gjokoviç nuk shkeli asnjë rregull apo ligj, por erdhi në Australi me vullnetin për të luajtur tenis, por iu mohua e drejta pa vullnetin e tij, në një lojë politike,” thotë ministri i jashtëm serb Staroviç .

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV