Globi në tension/ Përfundon telefonata Biden-Putin, zgjati 62 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin është zhvilluar ashtu siç ishte paralajmëruar. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se telefonata zgjati një orë e dy minuta. Por ende nuk është bërë me dije se çfarë është biseduar.

Diskutimi mes dy liderëve erdhi disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi rriten frika se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

E gjitha bota pret rezultatet e kësaj bisede teksa tensionet janë përshkallëzuar në maksimum në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më herët gjatë ditës, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e shumicës së punonjësve amerikanë nga ambasada e tij në Kiev, duke përmendur “kërcënimin e vazhdueshëm të veprimit ushtarak rus”.

Pentagoni gjithashtu tërhoqi 160 trajnerë ushtarakë nga Ukraina dhe i zhvendosi ata diku tjetër në Evropë, tha zëdhënësi John Kirby.

 

Të fundit

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Lajme të tjera

Web TV