Vendimi për Metën/ SHBA: Kushtetuesja po demonstron pavarësi dhe integritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën si President të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar Kuvendin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, është konsideruar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vendim që tregon pavarësi dhe integritet të gjykatës. Ambasada thotë se SHBA mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional e të pavarur. “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta, ka pasur reagime të vakta nga palët politike. Nga mazhoranca deputetët Balla e Spiropali kanë evidentuar faktin se Kushtetuesja ka deklaruar se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë. Sipas Ballës nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhej shkarkuar dhe se asgjë nuk e zhbën figurën qesharake të tij në këtë detyrë. Gjykata Kushtetuesi njoftoi të mërkurën vendimin e marrë për Presidentin Meta duke dalë në pëfundimin se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër propozimit të Kuvendit. Kanë qenë 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që akuzat ndaj Ilir Metës për përfshirje në fushatë zgjedhore, cënimi i sigurisë publike dhe cënim të marrëdhënieve më ndërkombëtarët, nuk i kanë vlerësuar shkelje të rënda Kushtetutës. Kundër shkarkimit të Metës ka qenë kryetarja e Kushetueses, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Kundër është rreshtuar dhe gjyqtarja Fiona Papajorgji, kundër së cilës Meta ka kërkuar procedim disiplinor. Ka qenë vetëm gjyqtari Altin Binaj që shkeljet i ka konsideruar të rënda. Diskutime megjithatë ka pasur mes gjyqtarëve lidhur me procedurat që ka ndjekur Kuvendi për ta shkarkuar.

Të fundit

‘Mirror’: Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve

Me një vijë bregdetare me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, Shipëria ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe...

Fiter me birrë apo verë? Ata që pinë “hops” kanë një jetë më pak të shëndetshme

Ata që pinë birrën priren të kenë një dietë jo të shëndetshme, të bëjnë më pak aktivitet fizik dhe të pinë më shumë duhan...

Euro, në kuotën e 98 lekëve/ Kursi i këmbimit, 24 dhjetor 2024

Sot, më 24 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.3 lekë. Euro sot blihet me 98.1 lekë, ndërsa...

Mister Familja e Shenjtë, historia e familjes së Jezusit

Lindur në Nazaret (jo Betlehem) dhe me gjashtë vëllezër. Kështu rindërtojnë historianët fëmijërinë e Jezusit. Betlehem Në Bazilikën e Lindjes ndodhet një yll argjendi mbi të...

Po shfaqet një konsensus: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Ku është veprimi?

Mund të ndihet e pashpresë të shohësh shtete mbështetëse që vazhdojnë të mbështesin Izraelin, por të dëshmosh çështjet për llogaritjen e ardhshme Nesrine Malik Konsensusi po...

Lajme të tjera

Web TV