E zhdukur prej dy vitesh/ 6-vjeçarja gjendet në dhomën sekrete, u fsheh nga prindërit jo kujdestarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paislee Shultis, tashmë gjashtë vjeç është vajza e cila u raportua e zhdukur që prej vitit 2019 dhe u gjet e gjallë në një dhomë sekrete poshtë një shkalle në një apartament në Nju Jork.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se vajza u raportua e zhdukur prej 13 korrikut 2019, teksa policia në atë kohë tha se vajza ishte rrëmbyer nga prindërit jo kujdestarë.

Mësohet se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është ribashkuar me kujdestarin e saj ligjor dhe motrën më të madhe.

Kirk Shultis Sr., 57 vjeç, i cili zotëron shtëpinë, ishte aty kur policia kreu kontrollin dhe tha se ai nuk kishte njohuri për vendndodhjen e Paislee, thotë policia.

Por pak më shumë se një orë pas kërkimit, një nga detektivët vuri re se shkallët që të çonin në bodrumin e shtëpisë dukeshin të ndërtuara në mënyrë të çuditshme. Pasi hoqi disa dërrasa, policia gjeti Paislee dhe zonjën Cooper të fshehur në atë që policia e përshkroi si një dhomë “të vogël, të ftohtë dhe të lagësht”. Paislee u ekzaminua nga mjekët dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet besojnë se Cooper dhe fëmija kishin qëndruar në shtëpi që kur u zhdukën në vitin 2019, duke shtuar se shkallët dukej se ishin ndërtuar për tu fshehur.

Policia arrestoi prindërit jo-kujdestarë të fëmijës për këtë vepër të rëndë.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV