Tanket e blinduara ruse me shkronjën “Z” nisen drejt Ukrainës, ja cili është kuptimi i tyre

Tanke të blinduara ruse të pikturuara me shkronjën “Z” dhe autokolona të mëdha po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën.

Dyshohet se shenjat janë caktuar për role specifike mes tensioneve në rritje për një pushtim të afërt ndërsa ato janë pikturuar kudo në tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë dhe automjete furnizimi. 

Kanali i pavarur rus Telegram Hunter’s Notes, i cili monitoron nga afër lëvizjet ushtarake, tha se “të gjitha mjetet me shkronjën “Z” u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorodit në kufirin me Ukrainën.

Portali rus sugjeron se kjo shkronjë “ka të bëjë me një grup të caktuar trupash që ka detyrat dhe planet e veta për të ardhmen e afërt”.