Avokati u kap mat duke i çuar kokainë në qeli/ Kush është ‘kapo’ shqiptar i bandës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari Artan Aliaj kishte krijuar një grup të mirë-strukturuar kriminal në Itali me qendër në Bassa, e megjithatë autoritetet vendase arritën të vënë në jetë një numër të mirë fletë-arrestesh.

20 persona përfunduan në burg nga aksioni masiv i ndërmarrë dy vite më parë. Për të krijuar lidhjet me jashtë dhe për t’i plotësuar të tjera dëshira, banda përdorte avokatin, si person më pak të dyshuar.

Por edhe ai pati të njëjtin fat si klientët e tij. Gianni Ferriero, u arrestua më pas, më 23 shkurt 2021. Iu vunë prangat teksa po fuste gjysmë gram kokainë në burg për një shqiptar.

Goditje të fortë banda pësoi kur më 27 shkurt 2020 u arrestua kreu i organizatës kriminale Artan Aliaj dhe dy “koka” të tjera të grupit.

Hetuesit kishin mbajtur shënime për të paktën një vit që banda shqiptare trafikonte kokainë. E për këtë kishte përdorur përgjues mjedisor, telefonikë, por edhe bashkëshortet dhe shoqëruesit italianë.

Lehtësia që kishin në përdorimin e armëve gërshetohej frikshëm me inteligjencën duke shkaktuar shumë problem. Por gabimi u bë në 2 nëntori 2019, kur ‘nënkryetari’ Engejell Kampo, 45 vjeç, u rikthye me mitroloz në dorë pasi i ishte refuzuar hyrja nga disko Charleston në Treviglio. Tërhoqën shumë vëmendje! Gabimi solli dëmin më i rëndë që ishte burgosja e Aliajt, i cili është mendja e grupit dhe që merren me mbajtjen e kontakteve. Prandaj dhe për të kërkohej një avokat i veçantë. Fakti është se një vit më vonë, Ferriero arrestohet në flagrancë teksa i jepte një qese droge një të burgosuri shqiptar, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Aliaj.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV