Karvanet ushtarake ruse janë parë duke hyrë në ‘rajonet e shkëputura’ separatiste në Ukrainë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e trupave .
Pamjet e frikshme të shpërndara në Twitter tregojnë automjete të blinduara dhe ushtarë që lëvizin përtej kufirit në Donetsk.
الجزيرة تعرض صورا حصرية لدخول قافلات عسكرية روسية إلى المناطق الانفصالية شرقي #أوكرانيا#الأخبار pic.twitter.com/JcKndGDXjm
— قناة الجزيرة (@AJArabic) February 22, 2022
Kjo lëvizje e Rusisë vjen pasi Putin urdhëroi vendosjen e trupave në rajonet separatiste, duke pretenduar se ato po dërgohen atje për të “ruajtur paqen”. Të hënën në mbrëmje Putin lëshoi gjithashtu një dekret duke njohur zyrtarisht pavarësinë e rajoneve të shkëputura, duke hapur rrugën për t’u ofruar atyre mbështetje ushtarake.
Në një fjalim televiziv në televizionin kombëtar më herët në mbrëmje, Putin e përshkruajti Ukrainën lindore si tokë e “ lashtë” ruse.
Duke iu përgjigjur incidentit, një zyrtar i lartë amerikan tha se masa e Rusisë nuk ishte lloji i “pushtimit të mëtejshëm” që do të rezultonte në nxitjen e nivelit më të ashpër të sanksioneve kundër vendit – por paralajmëroi se veprime të mëtejshme ushtarake nga Rusia tani mund të vijnë në çdo kohë .
Disa përdorues të Twitter në panik e kanë identifikuar zhvillimin e ri si një shenjë të një Lufte të Tretë Botërore të afërt .
Dikush vuri re se si lufta tani dukej të ishte në horizont, ndërsa pandemia fillon të ulet, duke shkruar: “Ky është një tranzicion vërtet i qetë nga Covid-19 në Luftën e 3 Botërore”.