Rama paralajmëron padi ndaj Tabakut dhe bën batutën: Prita të mbarojë Big Brother për të reaguar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.

Rama u shpreh jashtë godinës së Kuvendit pas 10 orësh dëshmi para anëtarëve të këtij komisioni se do të presë fundin e hetimeve nga SPAK në lidhje me këtë çështje për t’u përballur sërish në gjykatë në Tabakun.

“Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”, u shpreh Rama.

Ai u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë pendesë për strategjinë e ndjekur për të reaguar kaq vonë në lidhje me akuzat e opozitës. Me batutë ai u përgjigj se priti deri në këtë moment që të përfundonte Big Brother. “Prita të mbarojë Big Brother”, tha Rama dhe më pas u largua.

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV