Zelensky refuzoi takimin në Bjellorusi, Moska i vendos afat Ukrainës, delegacioni rus ka mbërritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet me Moskës dhe Kievit janë në rritje. Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë nuk janë ndalur, mijëra ukrainas janë përpjekur të largohen nga vendi i tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër ndihmësi i Vladimir Putinit, Vladimir Medinsky garantoi sigurinë e misionit ukrainas, tha se delegacioni rus tashmë ka mbërritur në qytetin e Gomelit në Bjellorusi dhe do të presë përgjigjen e Ukrainës deri në orën 15:00.

Përfaqësuesit e qeverisë ukrainase nuk kanë plane të udhëtojnë në Bjellorusi për bisedime, është shprehur nga ana e tij zëdhënësi i Zelensky, Sergei Nikiforov.

“Ne kemi dëgjuar raporte se një delegacion rus ka ardhur në Gomel për bisedime. Duhet të themi se përfaqësuesit e Ukrainës nuk do të jenë atje. Kjo u diskutua si mundësi , por në minutën e fundit negociatorët rusë i kërkuan ushtrisë ukrainase që së pari të dorëzonte armët”, thotë ai.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se nuk do të shkojnë në Minsk për negociata, për shkak se sipas tij Bjellorusia është një vend armiqësor.

“Sigurisht, ne duam paqe, duam të takohemi, duam fundin e luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku -,të gjitha këto i propozuam palës ruse. Dhe çdo qytet tjetër na përshtatet. Në një vend nga territori i të cilit nuk lëshohet asnjë raketë”, ka thënë Zelensky.

Të fundit

Shkarkohet Dallëndyshe Bici, zbulohet emri që e zëvendëson në krye të IKMT-së

Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me...

Rama këshillë Kurtit: Ngrini dialogun bilateral me Serbinë!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në senacën e përbashkët të parlamantetit të Shëqpërisë dhre Kosovës. Rama tha se Kosova duhet të ngrijë...

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Kemi shumë punë për të bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve Sipas Kurtit, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës...

Falja e gjobave/ Sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat...

Rezolutë për ish krerët e UÇK/ Rama në Prishtinë: Të gatshëm për ta votuar kurdoqoftë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë fjalës së...

Lajme të tjera

Web TV