150 euro për të kaluar ilegalisht në Greqi, arrestohet 37-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi ndihmonte persona të ndryshëm të kalonin kufirin me Greqinë pa iu nënshtruar kontrolleve doganore.

I arrestuari me inicialet P.M. është banues në Kakavijë të Gjirokastrës. Ai ndihmonte personat të kalonin kufirin duke u marrë 150 euro.

Policia njofton se; “Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës”

Arrestimi i dhe dokumentimi i aktivitetit të 37-vjeçarit është bërë në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet greke. Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Trump përmbushi ëndrrën sovraniste të opozitës shqiptare

Nga Mero Baze Vendimi që Departamenti i Shtetit të mos komentojë më mbi ndershmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja është një ikje nga...

Lajme të tjera

Web TV