Tentoi të korruptonte policin në Rinas me 50 euro për të kaluar kufirin, hetohen 32-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetimin ndaj një 32-vjeçari, pasi në mungesë të dokumentacioneve përkatëse për të dalë nga Shqipëria, ka tentuar të korruptojë efektivin.

Ai është paraqitur pranë gabinave të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar 50 euro.

I riu i cili është identifikuar si M.P është proceduar penalisht shtetasin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, janë kapur tre shtetas të shpallur në kërkim, goditur 6 raste të falsifikimit të dokumenteve ku shtetasit kanë tentuar të hyjnë në RSH-së, me pasaporta të falsifikuara, si dhe janë proceduar penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV