Qytetari godet me mjete të forta sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident është shënuar pas përmbylljes së procesit të votimit në Dibër. Një qytetar ka goditur me mjete të forta sekretarin e Komisionit të qendrës së votimit nr 1132 në Dibër jashtë kësaj qendre votimit, pak minuta pasi është mbyllur procesi. Nuk dihen arsyet e këtij sherri me mjete të forta, por që policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin K.F., banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.

Ka qenë 56-vjeçari Q.S.,sekretari i Komisionit të qendrës së votimit, që ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij jashtë ambienteve të qendrës së votimit nr 1132.

Nuk dihen ende si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe kush kanë qenë arsyet e këtij sherri, ndërsa në Dibër procesi i votimit ka qenë i qetë, i rregullt me problematika të vogla që kryesisht janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike në disa qendra votimi.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Të fundit

BE do të ‘përgjigjet me forcë’ nëse Trump vendos tarifa doganore

BE ka shprehur keqardhje për vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të vendosur tarifa të gjera doganore ndaj...

Agravon debati mes Laertit dhe Jozit, këngëtari: S’ke karakter! O pis

Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre. Aktori iu drejtua Jozit duke i thënë “shko ku je...

Balla takim me diasporën shqiptare në Greqi/ Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, u takua me emigrantët shqiptarë në Kozani të Greqisë. Takimi erdhi në kuadër të turit politik dhe...

Tradita shekullore e tezgjahut/52-vjeçarja tregon sekretin e fijeve që kalojnë nëpër duar

Çdo fije e kalon nëpër duar. Ajo është artizania e vetme e fshatit Prezë, pak kilometra larg Tiranës. Punën me tezgjah Drita Gordi e trashëgoi...

Studentët serbë mbajnë të bllokuar mbi 24 orë një urë në Novi Sad

Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën...

Lajme të tjera

Web TV