Milan mposht Napolin, Giroud rikthen “Djallin” në krye të Serie A (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani merr sërish vendin e parë në Serie, falë fitores 1-0 të marrë në transfertë kundër Napolit rival. Oliver Giroud ishte heroi dhe Pioli për herë të parë festoi në një sfidë kundër Luciano Spallettit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e vakët. Kuqezinjtë pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, ndërkohë që më parë Rrahmani për Napolin kishte goditur jashtë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Osimhen, kurse Milani e vuri në vështirësi Ospina me Kalulu, por më pas pati faull. Asnjë gol në 45 minutat e para.

Milani e nisi me gol në pjesën e dytë, teksa Oliver Giroud nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Kuqezinjtë iu afruan golit të dytë me Bennacer, i cili goditi nga jashtë zone. Portieri Ospina e devijoi dhe shmangur golin.

Napolit nuk i shkonte për shtat rezultati dhe Ounas trembi kuqezinjtë me një goditje në hyrje të zonës, në minutën e 77-të. Disa minuta më pas provoi edhe Lozano, por gjuajti jashtë.

Mike Maignan bëri detyrën në një rast tjetër, me Osimhen protagonist, kurse Milani u kundërpërgjigj me Theo Hernandez. Saelemaekers i vetëm me portierin nuk e shënoi të dytin, për t’i mbyllur llogaritë. Goli i Giroud mbeti në fuqi dhe Milani merr tre pikë të rëndësishme për garën për titull.

Të fundit

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një nga...

Lajme të tjera

Web TV