Fillon raundi i tretë i bisedimeve Moskë-Kiev, zbulohen 3 kushtet e Rusisë për të ndaluar luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur para pak momentesh raundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Takimi po zhvillohet në Bjellorusi dhe pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje pas dështimit në dy takimet e mëparshme. Më herët u bënë publike dhe kushtet që Rusia ka vendosur ndaj Ukrainës për të ndaluar luftimet.

Sipas mediave të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian. Kjo pikë është theksuar më shumë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia do të ndërpresë çdo veprim ushtarak nëse Ukraina pranon kushtet e mësipërme.

Të fundit

“Në 2030, anëtarë të BE”, Rama: Kemi qenë dele gjysmë e zezë dhe gjysmë gri…

Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryemininistri Edi Rama ka mbajtur fjalën...

Aksioni për protestën e 23 dhjetorit/ Paralajmëron Muçollari: Mobilizim i fuqishëm

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari së bashku me drejtuesin politik për Tiranën, Belind Këlliçin kanë zhvilluar takime të rëndësishme me strukturat dhe...

“Dekadë vendimtare për ne”, Rama: Shqipëria tashmë vend europian

Në këtë fjalim emocionues, nënvizohet rruga e transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, e mbushur me sakrifica dhe sfida, por edhe me arritje...

“Integrimi, Kosovës i duhet Shqipëria”/ Vjosa Osmani: BE do jetë më i plotë dhe i sigurt

Në këtë fjalim frymëzues, theksohet rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë në përballimin e sfidave kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke vënë në...

Një “kuti Pandore” pritet të hapet? Gazetarja: Po zbërthehen 407 telefona të zyrtarëve

Gazetarja Anila Hoxha tha sot se 407 telefona të zyrtarëve të administratës janë në duart e hetuesve dhe pritet që të zbërthehen, duke hapur...

Lajme të tjera

Web TV