Agresioni rus/ Johnson refuzon heqjen e vizave për ukrainasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson ka refuzuar heqjen e vizave për ukrainasit që po largohen nga agresioni rus, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet, shkruan The Guardian.

Bashkimi Europian ka lejuar udhëtimin pa viza për ukrainasit, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli se ata kishin të drejtën për të kërkuar plotësimin e dokumenteve. Johnson tha se kontrollet e sigurisë ishin jetike për të parandaluar hyrjen e agjentëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne e dimë se sa i paskrupull mund të jetë Putini në metodat e tij, nuk do të ishte e drejtë ta ekspozonim këtë vend ndaj rrezikut të panevojshëm të sigurisë dhe ne nuk do ta bëjmë këtë.

Ne do të tregohemi bujarë aq sa të mundemi por duhet të kemi kontrolle të vazhdueshme”.

Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Ben Wallace premtoi mjete shtesë ushtarake për forcat ukrainase, me furnizime të reja të raketave antitank dhe mundësinë e sistemeve kundërajrore.

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV