Një takim ‘kokë më kokë’ mes Putin dhe Zelensky? Ja çfarë është gati të japë Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç ka deklaruar edhe më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të ulet kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin.

Megjithatë ai ka bërë të ditur se “nuk do të bëjë asnjë kompromis me pozicionin rus gjatë këtyre negociatave”, tha zëvendësi i tij për CNN.

Megjithëse bisedimet midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura të enjten në qytetin turk të Antalias, nuk sollën ndonjë përparim të madh, Ukraina nuk kishte qenë shumë optimiste që në fillim, tha Igor Zhovkva, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit.

“Kjo është një gjë shumë e mirë që ata takuan, por për fat të keq mund të themi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk është ai që merr vendimin përfundimtar. Vendimi përfundimtar për të ndaluar luftën, për të bërë një armëpushim, për të tërhequr trupat merret vetëm nga një person”, tha ai, duke iu referuar Putinit.

Zhovkva tha se megjithëse Zelensky ishte gati për një zgjidhje diplomatike, ai nuk ka dëgjuar të njëjtën gjë nga presidenti rus apo ndihmësit e tij.

“Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve … Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk mbahen,” tha Zhovkva, duke treguar për korridoret humanitare në Ukrainë që sipas tij nuk po funksionojnë.

Çfarë është e gatshme të japë Ukraina

Zhovkva tha se Ukraina ishte e hapur ndaj neutralitetit “nëse blloku i NATO-s nuk është gati për momentin të pranojë Ukrainën”.

“Por në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për garanci të forta sigurie për Ukrainën, kështu që këto luftëra të tmerrshme, ky agresion i tmerrshëm nuk do të përsëriten në të ardhmen”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Zhovkva tha se Ukraina dëshironte të punonte me Putinin dhe fqinjët e saj për të krijuar një sistem që ai e quajti “sistemi i rinovuar i sigurisë së Evropës”.

“Vendi im, populli ukrainas meriton të bëhet pjesë e familjes evropiane…Ukraina po lufton për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, kur presidenti francez Emmanuel Macron flet për sigurinë e mundshme evropiane, si mund të flasë pa pasur Presidentin Zelensky në tryezë? Pa pasur Presidentin Zelensky dhe Ukrainën në Bashkimin Evropian?” ka thënë Zhovkva.

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV