Rama jep lajmin e mirë: Nuk do ketë rritje të çmimit për transportin urban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës. Ai theksoi se koston shtesë do e paguajë qeveria dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë.

“Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk e di si e keni të organizuar transportin, mbase e garanton kompania por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin dhe ne jemi këtu që të mos ju rritet çmimi i biletës.

Prandaj kemi vendosur në këtë paketë rezistence, 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim dhe ne qeveria paguajmë pjesën tjetër dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen”, tha Rama në takimin me bizneset.

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV