Lufta/ Pretendimi i Rusisë: 180 “mercenarë të huaj” janë vrarë nga një sulm

Rusia ka konfirmuar se ka kryer sulmin në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe se sulmi kishte vrarë “deri në 180 mercenarë të huaj” dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm.