Vendoset çmimi tavan për karburantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren ku ka zhvilluar një takim me një prej subjekteve tregtare të prodhimit të bukës. Rama ka bërë me dije se do të ulë çmimin e naftës në tre ditët e ardhshme, ndërsa premtoi sigurimin e grurit nga Serbia farë bashkëpunimit në “Open Balkan”

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria protestuan dje në kryeqytet kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, duke fajësuar qeverinë për nënvlerësim të mbikëqyrjes së tregjeve. Në të njëjtën kohë me protestën qeveria ishte në një mbledhje ku miratoi Aktin Normativ, përmes të cilit vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët. Akti Normativ ligjëroi mbledhjen e parë të Bordit të Transparancës për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë e pakicë të naftës dhe gazit. Qeveria bëri të ditur vendimin se në tre ditët e ardhshme gazoili dhe benzina do të shiten 217 lekë/litri, ndërsa gazi do të jetë 93 lekë/litri. Vendimi i Bordit të Transparencës është detyrueshëm për zbatim për çdo shitës me shumicë dhe pakicë të këtyre produkteve, përndryshe do të zbatohen ndëshkimet e parashikuara. Kryeministri Edi Rama tha se i vinte turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës, ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. “Kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë”, tha Rama.

Rama në terren

Një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim në dy biznese për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri informoi se Paketa e Rezistencës Sociale parashikon ndër të tjera, që qeveria të afrojë me dy muaj, futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu do të shtohen 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla. Rama ka ritheksuar edhe njëherë se çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do të rritet, por do të paguhet nga shteti, ndërsa bëri me dije se do të shtohen edhe 20 miliardë lekë të reja për financimin. Ai theksoi se deri në fund të vitit qeveria do të paguajë 650 mln euro për faturat e energjisë për familjet dhe për bizneset. Kreu i qeverisë, zbuloi po ashtu se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Sa i takon protestës për rritjen e çmimeve, Rama tha se nuk do të ketë ulje të çmimit të naftës, për ato që duan të furnizojnë Fuoristradat apo X5 për të bllokuar rrugët, në këtë kohë lufte, ndërsa e gjithë bota del për tu solidarizuar me Ukrainën. Kryeministri ishte i shoqëruar në këto dy takime, nga ministrja e Energjitikës dhe Infraskturës Belinda Balluku si dhe nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Lexo edhe :  Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Kryeministri: Nuk do ketë rritje të çmimit për transportin urban

 Kryeministri Edi Rama sqaroi dje qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurabe nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës. Ai theksoi se koston shtesë do e paguajë qeveria dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë. “Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk e di si e keni të organizuar transportin, mbase e garanton kompania por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin dhe ne jemi këtu që të mos ju rritet çmimi i biletës. Prandaj kemi vendosur në këtë paketë rezistence, 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim dhe ne qeveria paguajmë pjesën tjetër dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen”, tha Rama në një takim me bizneset.

 

 

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV