Elsa Lila financierja e grupit, mediat italiane zbulojnë si funksiononte banda kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me mënyrën se si funksiononte grupi i trafikut dhe shpërndarjes së drogës në Itali, pjesë e të cilit sipas mediave vendase ishin edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila si edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi.

Krahas tyre, janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë. Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila.

Pjesë e të arrestuarve të “famshëm” është edhe Arben Zogu, i njohur si “Riccardiono”, i cili bashkë me Bardhin ishin pjesë të klanit të vëllezërve Guarnera, një bandë italo-shqiptare që merret me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e tyre atje.

Ata kishin atëhere mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” që merrej me disa aktivitete kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, i cili u dënua atëhere me 20 vite burg. Zogu njihej si ultras i ekipit të Lacios. Bashkë me të u arrestuan atëhere edhe Orial Kolaj “kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale” dhe Petrit Bardhi.

Orial Kolaj, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës.

Të fundit

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Lajme të tjera

Web TV