Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Kjo ndihmë tha Rama do të shërbejë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.
Rama tha se do të bëhet një mbledhje që të vendoset dita e hënë pa makina për të kursyer dhe jo për ekologji.