Zjarr i madh në zonën e Pusit të Mezinit në Vlorë, flakët pranë banesave

Zjarr i madh në zonën e Pusit të Mezinit në Vlorë. Raportohet se flakët kanë përpirë dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë në zonë, ndërsa zjarri është shumë pranë banesave.

Disa automjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe rruga kryesore që të çon në drejtim të disa fshatrave për shkak të flakëve është bllokuar.