Pamjet e rënda/ Mësuesi qëllon nxënësit në kokë, i dhunon me radhë një për një (Video)

Pamjet të rënda vijnë nga një shkollë në Turqi. Një mësues është filmuar teksa dhunon duke qëlluar me shuplakë në kokë grupin e nxënësve që kishte.

Pamjet janë bërë virale në rrjet, ku mësuesi shihet duke goditur në kokë nxënësit e vegjël, pa mundur të ruajë qetësinë.

Në videon e cila vjen nga kamerat e sigurisë, shihet mësuesi teksa kalon pas secilit fëmijë dhe e godet fort në kokë.