Rama: Njerëz të pasur që të marrin vendime politike në Shqipëri, nuk ka!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme për paketën e rezistencës sociale, u shpreh se personat që sulmojnë biznesin e madh duhet të kuptojnë se pas tij nuk është vetëm një njeri, por një familje e madhe që ushqehet me atë biznes.

Ai gjithashtu ripërsëriti se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se nuk ekziston një grup njerëzish që të marrë vendime se çfarë duhet të bëjë Republika e Shqipërisë.

“Çdo gjë ka limit, gjeni mekanizmat, sot nuk është momenti për të ngritur trekëndësha”, u shpreh një nga të pranishmit gjatë këtij takimi.

Rama: Tymueset në parlament do shtohen. As nuk e kam gjetur dot dhe nuk kam parë dikë të gjejë se si mund të neutralizohen tymueset e parlamentit të Shqipërisë. Unë hyj tek ata që nuk mendoj se në Shqipëri ka oligarkë. Oligarkë do të thotë njerëz të pasur që marrin vendime politike, këtu nuk ka. Të ketë një grup njerëzish që të vendosë se çfarë duhet të bëjë Republika e Shqipërisë ne nuk kemi. Dhe tjetra ata që e sulmojnë biznesin e madh, nuk e kanë parasysh që biznesi i madh nuk është një person, por një numër shumë i madh familjesh që ushqehen nga puna që krijon biznesi i madh.

Sa i përket bujqësisë ne aty kemi problematika, nuk i fus të gjithë në një thes, ka pasur problematika të rënda me farëra, ka ende punë për të bërë për këtë sektor. Oligarkë dhe kulakë jo, heronj jo. Nëse ju jeni heronj unë nuk di çfarë janë ata që punojnë tokën…por sigurisht të gjithë meritojnë respekt. Patjetër që edhe tymueset e serave të medias në darke janë problem ku rriten bimët me hormone. Por s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ju falënderoj dhe shpresoj të vijojë ky bashkëpunim.

Të fundit

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë...

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar. Sipas statistikave...

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

“Doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

“Dua të bëhem mjeke, por kur talebanët erdhën në pushtet, të gjitha dyert e shkollave u mbyllën,” rrëfen një vajzë adoleshente që ndjek mësimet...

Lajme të tjera

Web TV