Biden e quan sërish Putin-in një kriminel Lufte: Ky djalë është me të vërtet brutal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një interviste i pyetur për masakrën në Bucha e riquajti Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

Edhe pse kritikat kanë qenë të shumta lidhur me deklaratën ndaj Putin, ai nuk hezitoi ta bënte sërish.

“Ju e kujtoni që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo e garanton atë… Ai është një kriminel lufte.”, tha ai.

“Ne duhet të mbledhim informacionin… duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që ky të mund të ketë një gjyq për krimet e luftës. Ky djalë është brutal. Ajo që ka ndodhur në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë. Mendoj se është një krim lufte. Ai duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai.

Gjatë intervistës ai shtoi se SHBA do të shtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Të fundit

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit...

Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit/ Kur rikthehen reshjet

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja në një lidhje...

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas policisë greke, i huaji, i...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Lajme të tjera

Web TV