Nëna braktis foshnjen, infermierja e gjen dhe e ushqen me gji por e vogla vdes pas disa orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku një foshnje vetëm 3 muajshe u braktis në rrugë nga nëna e saj 20-vjeçare. Foshnja u gjet nga një infermiere e cila e ushqeu atë me gji, por fatkeqësisht foshnja humbi jetën pas disa orësh.

Nëna 20-vjeçare braktisi fëmijën e saj me qëllim që të shpëtonte prej saj pasi kishte mbetur shtatzënë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa familja nuk e pranonte. Sipas “Milliyet“, me të marrë njoftimin, stafi mjekësor shkoi në vendin ku ishte fëmija duke i dhënë foshnjës ndihmën e parë. Në këtë moment infermierja që vetë ishte nënë prej 13 muajsh, e ka kuptuar se fëmija ishte i uritur duke i dhënë gji. Pas ndihmës vajza u shtrua në spital në repartin e terapisë intensive. Mjekët konstatuan se ajo kishte marrë dëmtime në tru për shkak të urisë dhe të ftohtit. Vajza tre muajshe ndërroi jetë pak orë më pas, ndërsa policia u vu në ndjekje të nënës së saj. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë u zbulua se kush e kishte braktisur.

Pas arrestimit, nëna 20-vjeçare u mor në pyetje nga policia duke deklaruar se ishte ndarë nga bashkëshorti i parë dhe teksa rrinte në një qendër të grave të divorcuara ishte njohur me një person tjetër, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale duke mbetur shtatzënë dhe ishte detyruar ta braktiste fëmijën pasi familja nuk e pranonte.

Të fundit

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Lajme të tjera

Web TV