Rezultuan me salmonelë, AKU reagon për çokollatat Kinder në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra raste të dyshuara për salmonelë bënë të ngrihej alarmi kundër ngrënies së çokollatës Kinder në 9 shtete.

Menjëherë pas njoftimit nga Agjencia Evropiane e Shëndetësisë, shumë vende filluan të marrin masa.

Po ashtu ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për çokollatat Kinder në vendin tonë.

Në njoftimin e saj, AKU qetëson qytetarët duke njoftuar se ato lote nuk kanë mbërritur në Shqipëri.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se: Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform.

Lotet e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF, nëse evidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikë për konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohetsiç veprohet nëmënyrë rutinore për çdo rast,” njofton AKU.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV