Rama në Asamble: PS do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Partia Socialiste do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS.

“Do të kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme, do të flasim për Këshillimin Kombëtar, rezultatet që do të publikohen nga qeveria nesër. Çështja e angazhimit politik si një çështje shumë e madhe sot, e këndvështrimit shoqëror dhe politikës, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët, natyrisht për të rinjtë, por edhe për forca të tjera të shoqërisë. Këtu sfidën e madhe të kësaj partie që mendoj do ta fitojë nëse do të jetë opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik, pa pritur që të tjerë të vënë në pah nevojën për reformim. Po ashtu është pjesa që ka të bëjë me sfidat e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësit e tyre. Po ashtu të gjithë sekretarët do të raportojnë përpara Kongresit . Me kërkese të sekretarit të përgjithshëm e konsideroj të nevojshme që Kongresi të marrë në konsideratë zgjerimin e sekretariatit me dy sekretarë të tjerë. Diskutimet do të lidhen edhe më këndvështrimin e punës së mëtejshme të sekretariatit dhe statusin e PS. Kjo është pamja e Kongresit për të mos hyrë detaje të tjera”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV