“Janë inteligjentë dhe të këqinj”/ Eksperti i kriminalistikës flet për mafian shqiptare në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Vincenzo Musacchio, në një intervistë të dhënë për Rai News, ka folur për mafien shqiptare dhe se si vepron ajo.

Sipas tij, mafiozët shqiptarë nuk janë vetëm të dhunshëm, por edhe inteligjentë, të këqij e oportunistë.

Forca e mafies shqiptare, sidomos në kryeqytetin italian, Romë, ka ardhur duke u rritur.

Pjesë nga intervista

A ekziston mafia shqiptare në Romë?

-Klanet shqiptare duan të numërojnë më shumë në tabelën kriminale të shahut të Romës. Jemi përballë ekzekutimeve për t’u dukur. Sinjali është i qartë: edhe ne ekzistojmë!

A po kolonizojnë klanet shqiptare kryeqytetin?

-Ndërsa më parë ata kontrollonin sheshet e tregtimit, sot i furnizojnë me drogën e tyre, atë të prodhuar dhe të paketuar në Shqipëri dhe të gatshme për përdorim në Romë dhe provincën e saj. Nuk është më një territor ku para se të vrisnin shqiptarët duhet të kishin kërkuar leje. Pas boshllëqeve të fundit në pushtet dhe aleancave të reja mes klaneve italiane dhe shqiptare, sot ata mund të derdhin gjak dhe të mos kenë frikë nga reperkusionet brenda klaneve,

Shqiptarët përdorin metodat e vjetra dhe fillimisht shënjojnë territorin e tyre me armë dhe dhunë, më pas korruptohen dhe hyjnë në aleanca. Roma rrezikon vërtet dominimin e këtyre mafiozëve të rinj.

Mafiat shqiptare janë bërë shumë më të fuqishme se në të shkuarën falë prodhimit dhe trafikut të drogës në të gjithë Evropën. Pas vitesh prezence dhe aleancash në territorin romak, fuqia e tyre është forcuar në mënyrë të konsiderueshme, sepse prodhojnë dhe shesin drogë dhe për rrjedhojë nxjerrin fitime të mëdha. Furnizimet vijnë direkt nga Shqipëria nga ku menaxhohen edhe sheshet e mëdha romake tregtare dhe ngarkesat furnizohen dhe kontrollohen.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV