Ramën nuk e fundosin as të tijët dhe as korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Në hetimin e dosjes së inceneratorëve SPAK dhe gjykata kanë arrestuar një ish-ministër të Ramës Lefter Kokën dhe deputetin socialist Alqi Bllako, ndërsa nuk dihet ende se deri ku mund të shkojë hetimi i mëtejshëm. A i lëkund kjo situatë pozitat e qeverisë? Rama është shprehur se “përgjegjësia është individuale”, por në gjykimin politik, a mban përgjegjësi për përfshirjen e këtyre individëve në listën e deputetëve të PS-së?

Në një vend në normalitet kjo ngjarje jo vetëm që do trondiste qeverinë por unë mendojë që do e kishte rrëzuar në tokë. Ish ministër, deputet, e të tjerë që priten të ndalohen nuk është më përgjegjësi personale, ndoshta kryeministri nuk ka drejtë për drejtë përgjegjësi, por se çfarë bëjnë drejtuesit dhe bashkëpunëtorët gjatë ushtrimit të detyrës besoj që dhe ai duhet të ndjehet i përgjegjshëm. Këtu tek ne qeveria ka fatin e mirë të saj, sepse sa herë lëkundet ajo e amortizon opozita me gjendjen e saj. Prandaj thashë që në fillim në një vend normal e jo këtu tek ne sepse këtu hallin e shohin tek opozita jo aty ku duhet parë vërtet tek mazhoranca. Kjo histori besoj do të vazhdoj nuk mund të kapërcehet me kaq.

Brenda kampit të mazhorancës ka një “përbërje ndryshe” të Grupit Parlamentar të PS-së, ku fillimisht ishte Mimi Kodheli që mori mandatin e deputetes, Fatmir Xhafaj që theu herësin duke marrë vota individuale dhe së fundmi Pandeli Majko që mori mandatin që iu hoq të arrestuarit Bllako. A është ky tregues që PS e “traditës” dhe koncepti i Rilindjes kanë një ndarje grupimesh, pavarësisht se i bashkon pushteti?

E vërtet që në një periudhë vetëm 1 vitë nga zgjedhjet ka pasur disa lëvizje të mandateve në kampin e socialistëve. Gjithë këto vite Partia Socialiste ka promovuar shumë figura të reja, por ka ditur të ruaj mjaftë mirë ekulibrat edhe me atë që mund ta quajmë PS e “traditës”. Në Partinë Socialiste pas marrjes së mandatit të tretë dhe qeverisjes 9-vjeçare është normale që mund të ketë edhe probleme, apo ndarje e përplasje, por unë nuk e shoh tek një ndarje midis të rinjve dhe të vjetërve nëse mund ti ndajmë kështu. E shoh tek konsumimi që pushteti të sjell, e shoh tek problemet e qeverisjes që ndikojnë më pas në parti. Partia Socialiste vazhdon të ruaj mirë ekuilibrat midis vetes, nuk e di se çfarë do ndodhi nesër se ndonjëherë akumulohen dhe plasin keq, kemi raste si brenda PS dikur por edhe tani brenda kampit demokrat.

Lexo edhe :  Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri

Duke parë zhvillimet në kampim e PD-së, me përçarje, akuza dhe shpërbërje edhe ideologjike, që vijnë nga drejtime me “dorë të hekurt” dhe autoritare të kryetarëve, a mund të nisë një “katarsis” edhe brenda PS-së, apo në këtë rast janë me parimin: “sa të jemi në pushtet mbështesim kryetarin dhe mënyrën e drejtimit të tij, dhe nëse humbet akuzojmë kryetarin?

Nuk besoj se do ketë ngjarje të ngjashme në PS me ato që po ndodhin sot në Partinë Socialiste. Edi Rama e ka konsoliduar shumë veten brenda partisë, ka autoritet të padiskutueshëm, kjo edhe pse ai është fitues i shumë palë zgjedhjeve në vend. Edi Rama për socialistët është lideri i suksesit të padiskutueshëm, edhe pse dikush mund të ketë rezerva personale brenda kampit rozë. Situata në PD është totalisht tjetër gjë. Nëse deri dje në PS quanim liderin historik z.Fatos Nano, sot jemi para një fakti që Edi Rama ka po shkruan një histori për socialistët edhe më të suksesshme se ai. Edi Ramës nuk do ti vijë fundi nga brenda, dmth nga të vetët, por vetëm nga opozita, kur ajo të gjej forcën e munguar për ta mundur, ose nëse ai në një moment vendos të tërhiqet vetë i lodhur nga fitoret.

Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet pas pak ditësh. Kryeminstri Edi Rama vendosi që mandati i Kryetarit të Partisë është katër vjet dhe nëse humbet zgjedhjet duhet të japë menjëherë dorëheqjen, gjithashtu pritet të largohen edhe 61 kryetarët e PS-së në rrethe, pëse kjo lëvizje?

Këtë lëvizje unë e shoh si një hap për ti rimotivuar edhe njëherë socialistët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për bashkitë dhe pse jo pregatitja e asaj që kryministri e ka theksuar disa herë fitoren e mandatit të katërt. Nëse Edi Rama fiton zgjedhjet e ardhshme, mund të kemi dhe fundin e Partisë Demokratike, dhe një siguri absolute në fitimin e mandatit të katërt. Prandaj Rama po përdor gjithçka për karikimin e strukturave të partisë, që edhe nëse ka problematika të ketë kohë ti rikuperojnë. Gjithsesi unë di të them që fati i kësaj qeverie do jetë i varur nga fati i opozitës.

Të fundit

Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në...

VIDEO/ KFOR-i amerikan patrullon përgjatë kufirit në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes, kanë kryer një patrullim rutinë në veri të Kosovës përgjatë kufirit. “Këto përpjekje janë pjesë...

Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

BBC Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një samit të posaçëm për mbrojtjen, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se...

Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: A do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në një ‘marrëveshje’ me Kinën? Varet...

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin...

Lajme të tjera

Web TV