Johnson bën deklaratën e fortë: Evropa e 6 javëve më parë nuk ekziston më

“Evropa e gjashtë javëve më parë nuk ekziston më.”

Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp kryeministri britanik Boris Johnson, teksa deklarata e tij ka qenë tronditëse.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se konferenca në të cilën ka mbajtur fjalën Johnson ka qenë e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, .

Ndër të tjera mësohet se konferencën për shtyp, dy liderët e mbajtën pas takimit të tyre në Londër.

Putini, shtoi kreu i qeverisë britanike, “ka bërë që Evropa dhe e gjithë aleanca transatlantike të bashkohet për të mbështetur Ukrainën dhe për të treguar solidaritet me njëri-tjetrin.”