Leclerc triumfon në Australi dhe kryeson në Formula 1, Verstappen tërhiqet sërish nga gara

Charles Leclerc ka fituar Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1. Piloti i Ferrari la pas Sergio Perez, pasi kampioni në fuqi Max Verstappen braktisi garën në xhiron e 39-të.

 Ai pati një problem në motor dhe është gara e dytë që i ndodh të dalë pa pikë këtë sezon. George Russell plotësoi podiumin, duke lënë pas patriotin e tij Leëis Hamilton.

Një tjetër britanik i pasoi, Lando Norris, i cili u rendit i pesti, para shokut të tij të skuadrës, australianit Daniel Ricciardo.

Carlos Sainz, i cili e nisi i nënti, e mbylli garën që në xhiron e parë pasi humbi kontrollin e makinës dhe doli nga gara. I aksidentuar përfundoi edhe Sebastian Vettel.