Monika Lubonja “krahë” Bora Zemanit, Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë

Aktorja e njohur Monika Lubonja mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në “Për’puthen” në rolin e opinionistes.

Deri këtu gjithçka duket normale, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë përballja me Bora Zemanin.

Monika ka qenë mbështetësja e historisë së dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt. Mirëpo “përballja” e Borës me Monikën nuk pati të papritura, por në sy ka rënë komenti i Beatrix.

Monika ka publikuar dy foto ku shkruan “Për’puthen”, teksa nuk ka munduar edhe komenti i Beatrix, ku i shkruan “o yll”.

Komenti i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, një pjesë e të cilëve e pyesin nëse e ka parë emisionin.