Postoi foton duke puthur posterin e Aleksandër Vuçiç, motra e Emina Çunmulajt kërkon falje publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një postim i bërë në Instagram e vendosi motrën e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepin në qendër të vëmendjes. Ajo postoi një foto ku shihej duke puthur foton e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pasi ai fitoi mandatin e tretë.

Krah fotos ajo shkroi: “E ardhmja është e ndritur”. Kjo nxiti reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë njerëz iu kthyen asaj kundër duke e kritikuar për veprimin.

Pas bujës së madhe, ajo ka kërkuar falje. Përmes një postimi në Instagram, ajo thotë se postimi ka qenë në fakt një ironi dhe se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim për të idealizuar figurën e tij.

“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundërshtojnë motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.

Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç.” shkruan mes të tjerash Pepi.

Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV