E propozuan për Presidente/ Elena Kocaqi: Pas 2250 vitesh do të isha gruaja e parë në krye të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elena Kocaqi ka kryesuar sondazhet në rrjetet sociale që janë bërë për emrin e mundshëm që mund të bëhet president i Shqipërisë. Përdoruesit e rrjeteve sociale duket se kanë votuar historianen për të zënë postin e Ilir Metës. Lidhur me reagoi dhe vetë Kocaqi në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Kam parë sondazhe që janë bërë, se kam menduar se kam bërë shumë punë nga bota akademike. Por kur pashë që në rrjet po votohej më vinte lajmërimi dhe e ndjeva për detyrë që të bëja një status publik se unë mund t’i përfaqësoj ata. Ishte një letër falenderimi për publikun që më kanë votuar.

Vetë Elena është realizuar. I kam të gjitha dhe nuk ka nder më të lartë që të jesh staf akademik në universitet. Ndërsa posti i presidentit është në ato merita që ti mund të kontribuosh për vendin tënd. Kontributin e kam detyrim njëherë si qytetare shqiptare edhe së dyti si një qytetarë e shkolluar me taksat e shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse mendon se duhet ta zërë një grua postin e Presidentit, Elena tha: “Ne kemi 2250 vjet që nga koha e Ilirisë që nuk kemi një grua në krye të shtetit, që nga Teuta. Do të ishte historike për Shqipërinë.

Çfarë do të bënte në krye të shtetit? “Në dorë e ka qeverisja për të bërë shumë gjëra sepse kompetencat e presidentit janë në Kushtetutë. Presidenti nuk duhet të ndërhyjë dhe të mos merret me politikë. Duke qenë se kanë ardhur nga parti politike, dashur pa dashur kanë kaluar nga interesat e tyre.

Qytetarëve nuk iu kemi dhënë komoditet dhe rehati, kemi pasur stres shumë të madh në politik. Nëse presidenti do të zgjidhej nga populli, qytetarët shqiptarë do të më besonin një pozicion të tillë. Për mua nëse do të ishte kandidatura do të doja të kisha të dyja palët, sepse jam aty për të qenë mbi palët.“, tha ajo.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV