Punimet në Unazën e Madhe, ja si ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet nga nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme më 17 prill do të ketë devijime të rrugës nga sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta për shkak të punimeve që po bëhen për Unazën e Madhe. Punimet që do të nisin për Lotin 3 të aksit do të sjellin disa devijime në drejtimin e lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.

Të fundit

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Lajme të tjera

Web TV