Ibrahim Kodra, piktori që vdiq me flamurin shqiptar në gji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njihet si një nga piktorët më të rëndësishëm të Evropës. Mik me të madhin Picaso dhe i cilësuar si post kubisti i fundit i Europës. E mbi të gjitha ishte shqiptar i kulluar.

Ibrahim Kodra u lind më 22 prill të vitin 1918 në Ishëm të Durrësit. Mbetet jetim që në moshën 3-vjeçare. Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Piktori i ri shqiptar nis udhëtimin në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë. Nën udhëheqjen e profesorit të tij dhe një prej piktorëve më të mëdhenj futuristë italianë, Carlo Carra, piktori shqiptar do të krijonte origjinalitetin e tij artistik që shfaqet në etapa të ndryshme të krijimtarisë së tij, kur ai rroku rryma të ndryshme si abstraksionizmin, artin informal, surrealizmin, kubizmin, periudhën fondomarino e për ta mbyllur me atë që përfaqëson Kodrën origjinal, Totemin kodrian. Temat historike e simbolike që gjenden në figurat e tablove “Muzikantët”, “Arkeologu”, “Shqipëria fantastike”, “Qyteti ideal”, kanë krijuar sistemin e tij të mëvonshëm, një zbulim “high-tech” në pikturën moderne, një eksplorim në sistemin e tij robotik.

Gjatë periudhës që ishte në Itali, pikërisht në vitin 1948 ai krijon një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Picaso nga i cili edhe u ndikua dhe u frymëzua për shumë nga krijmit e tij. Të dy së bashku ata kryen edhe një studim dhe hulumtim të rëndësishëm artistik. Mediat dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën si “Post Kubistin e Fundit të Europës”.

Prishtina ishte e para që do të zbulonte famën e tij evropiane. Piktori që kishte miqësi me artistët më të mëdhenj të epokës si Picasso, Eluard, Heminguej, Montale, Moravia etj nuk e harroi asnjëherë origjinën shqiptare. Nëna e tij dhe Shqipëria ishin gjërat më të shtrenjta për të. Vizatimet e para për nënën i ruajti gjatë gjithë jetës, ndërsa flamurin shqiptar e mbajti me vete edhe në shtratin e spitalit, ku mbylli sytë.

Lexo edhe :  Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Ibrahim Kodra, u nda nga jeta me 8 shkurt 2006 në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare. Kodra, tre muajt e fundit i kaloi duke luftuar me vdekjen në një spital, dhe tri javët e fundit në shtëpinë e tij në Milano, u nda nga kjo botë i thyer nga pleqëria.

E gjithë pasuria artistike që ka lënë pas në pikturë Ibrahim Kodra janë rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. “Kodra është zanafilla e një qytetërimi të ri”, ishte vlerësimi i poetit të madh francez Pol Elyar, i befasuar me bukurinë e veprave të Kodrës.

Të fundit

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj....

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Lajme të tjera

Web TV