Abuzoi seksualisht me nxënësin, habit mësuesja: 14-vjeçari më joshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësuese 30-vjeçare ka abuzuar seksualisht me një nxënës 14-vjeçar, pasi prej kohësh i dërgonte të miturit mesazhe dhe foto lakuriq. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Australi.

Daily Mail raporton se mësuesja i shkonte nga pas adoleshentit. Një ditë pas mësimit ajo shkoi në lokalin që 14-vjeçari frekuentonte dhe iu afrua duke e përkëdhelur atë në zonën intime.

Pas prekjeve mësuesja 30-vjeçare kërcënoi adoleshentin, duke i thënë se do e prisnin shumë telashe nëse ai tregon se çfarë ndodhi në lokal.

Pas kësaj 14-vjeçari u rikthye në klase, por makthi nuk kishte mbaruar.

Sipas raportimeve ai u takua sërish me mësuesen në parkimin e shkollës ku kryen marrëdhënie seksuale.

Ngacmimi seksual i mësueses me nxënësin ka nisur në korrik të 2018-ës.

Si rrjedhojë mësuesja u arrestua dhe u akuzua për aktivitet seksual të paligjshëm me një të mitur, ngacmim të pahijshëm ndaj një personi nën moshën 16 vjeç dhe marrëdhënie seksuale të qëllimshme.

Ajo që ka habitur është deklarata e mësueses, e cila tha në gjykatë ishte adoleshent ai që e joshi atë, duke u përpjekur në këtë mënyrë të fajësonte 14-vjeçarin.

30-vjeçarja u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg, por në shkurt Gjykata e Apelit në Uellsin e Ri Jugor ia uli dënimin me 18 muaj.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV