“Duke qeshur nën bomba”/ Loja e babait në Siri, me vajzën e tij 3 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Salwa është vetëm tre vjeç. E qeshura e saj ka tronditur rrjetin në të gjithë botën teksa i ati e bind se ato krismat që vijnë nga jashtë janë lodra dhe fishekzjarre. Sa herë shpërthejnë bomba jashtë, vajza qesh me të madhe sepse ajo vazhdon të mendojë ashtu siç i ka thënë i ati i vet. Dhe ajo vazhdon, qesh çdo moment që jashtë shpërthejnë bomba. Videoja e rrallë është regjistruar në një banesë në bastionin e fundit të rezistencës së Bashar al-Asad

“Bomba?1 Jo, fishekzjarrë! Ose armë lodrash. Babai i shpjegon të bijës çfarë është ajo që është jashtë shtëpie, jashtë mureve ku qëndrojnë ata të dy! Salwa, vetëm qesh kur dëgjon tingullin e shpërthimit të një bombe…edhe të tjetrës! Duke qeshur ajo bindet se jashtë  është një festë, një lojë.

Kjo ‘lojë’, në fakt, u shpik nga babai i tij Abdullah Al-Mohammad. Është titulluar “duke qeshur nën bomba” dhe videoja e vogëlushes është shpërndarë në internet.
Shumëkujt iu kujtuan filmin ‘jeta është e bukur’: komploti bazohet pikërisht në faktin se protagonisti, i deportuar në një kamp përqendrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, e bën djalin e tij të besojë se po merr pjesë në një lojë të shkëlqyeshme.

Ashtu si në filmin e Roberto Benigni, babai sirian shpjegoi gjithashtu se ai e shpiku këtë lojë në mënyrë që të mos trembte vajzën e vogël. E cila tashmë ka pësuar shumë trauma: për shkak të luftës, familja u detyrua të linte shtëpinë që kishin në Saraqib, në veri-perëndim të vendit, për të kaluar në një qendër tjetër, Sarmada. Aty ata u vendosen në shtëpinë e një miku. burimi Corriere/n.k/Fjala.al/ 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV