Ishte duke festuar Pashkët, ekzekutohet në sy të familjes bosi i mafias greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 55-vjeçar grek, i njohur si një nga bosët e mafies në shtetin helen ka mbetur sot i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në komunën Dervenochoria. Mediat greke raportojnë se Giannis Skaftourou kishte shkuar me familjen për të festuar Pashkët, por aty është vrarë. Thuhet se autorët kanë qenë 4 persona, ndërsa dy prej tyre, kanë zbritur nga motoçikleta dhe më pas kanë hyrë në oborrin e banesës ku ndodhej objektivi i tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me kallashnikov. Krimi ndodhi në sy të familjes së 55-vjeçarit. Nga të shtënat u plagos edhe vajza e tij 22-vjeçare dhe vjehrri i tij, të cilët u transportuan në spital.

Giannis Skaftouros ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, vrasje apo rrëmbim, ndërsa emri i tij është i njohur për policinë greke. Ai përmendet për shantazhe, konflikte mes bandave apo dhe zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare.

Protothema shkruan se hetimet dhe kërkimet për autorët e atentatit janë në vazhdim, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Të fundit

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV