Rama: Më 1 maj të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online.

Sipas Ramës, nga 1 Maji “nis epoka e re e shërbimeve pa sportele”, duke përmirësuar në këtë mënyrë shërbimin e administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.

“Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.

Ky është një stacion historik i #RevolucionitDigjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit
#TëBashkuarJoTëNdarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.