Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, rritet nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë pësuar sërish rritje krahasuar me një ditë më parë. Nga vendimi i marrë ditën e mërkurë nga Bordi i Transparencës ku vendosi që një litër naftë të shitet me 233 lekë, nga 226lekë për litër që ishte më parë.

Çmimi i benzinës është rritur në 213 lekë për litër nga 206 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm është vendosur në 104 lekë për litër .

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 27.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

201 Lekë/litri për benzinën;

92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

213 Lekë/litri për benzinën;

104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Gripi i shpendëve prek zona të reja, hetime për vezët jashtë tregut

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Të fundit

Gripi i shpendëve prek zona të reja, hetime për vezët jashtë tregut

Gripi i shpendëve H5N1 e ka zgjeruar hartën e infektimit, tashmë një nga pularitë më të mëdha të vendit...

Çfarë ndodhi? Rama largohet urgjentisht nga mbledhja në takimin me socialistëve, arsyeja

Gjatë mbledhjes së ditës së parë të (retratit) me drejtuesit dhe ministrat e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët...

17 fakte që mund të mos i dini për Milanon

17 fakte që mund të mos i dini për Milanon: 1. Milano, që ndodhet në veri të Italisë, njihet si kryeqyteti i modës në botë. 2....

7 Marsi i fundit, dy mësuese mes lotësh rrëfejnë ndjesitë e bukura të profesionit

Meleqe Hasa dhe Elida Bylyku janë dy mësueset më të vjetra në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Sivjet, pas 38 vitesh punë, ky është 7 Marsi i tyre i fundit si mësuese mes...

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave, ku u nderuan disa...

Lajme të tjera

Web TV