Rezoluta e Berishës për zgjedhjen e presidentit, reagon PS: Nuk njohim asnjë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku mandatonte Rithemelimin, për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se grupi parlamentar socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë.’- shkruan Spiropali.

Të fundit

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Lajme të tjera

Web TV