Pak orë pas vdekjes së 51 vjeçares nga Korça, Albana Salice, është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Celnik Fetallari i cili ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit Rajonal të Korçës. Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli.
“51 vjeçarja u paraqit në urgjencë me dhimbje gjoksi, pasi e kontrolluam dhe EKG i doli mirë, gruaja është dërguar në banesën e saj”.- ka thënë mjeku.
Ndërkohë pas akuzave të familjarëve dhe kërkesës së tyre për ekspertizën mjekoligjore priten rezultatet për të hedhur dritë mbi vdekjen e 51 vjeçares.