I riu iu iku nga duart, merren nën hetim katër punonjës të komisariatit të Korçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arratisjes nga gjykata së një 22-vjeçari ditën e djeshme, katër punonjës të komisariatit të Korçës janë marrë nën hetim nga prokuroria pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Nën hetim u mor inspektor Guri Stillo, me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, inspektor Fahri Selishta, me detyrë Trupë shërbimi i patrullës së përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, inspektor Enea Selimaj, me detyrë Trupë shërbimi i Patrullës së Përgjithshme, komisar Mariglen Jaçellari, me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Korçë

Policia thotë se inspektorët Guri Stillo dhe Fahri Selishta nuk kanë përmbushur detyrën funksionale duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.

Ndërsa, inspektor Enea Selimaj, në kundërshtim me procedurat standarde të punës dhe në cilësinë e përgjegjësit të patrullave, ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të të riut.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se Mariglen Jaçellari në cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë dhe në mungesë të Specialistit të Rendit, në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e shtetasit K. M.

Kristjan Medolli 22-vjeç nga fshati Qatrom u arratis nga gjykata e shkallës së parë pak momente pasi ishte njohur me lasën arrest në burg ndërsa akuzohej për një vjedhje.

Të fundit

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Lajme të tjera

Web TV