Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PS: Ja votimi i parë për Presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e kryetarëve u mblodh sot për të vendosur datën kur do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në nisje të mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se propozimi i socialistëve është që votimi i parë të zhvillohet në datën 16 maj.

Debati në mbledhje

Balla: I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.

 

 

Açka: Më kujtohet shumë mirë kur u zgjodh Meta, dhe një trashje zëri e Ramës që tha “dil tani dhe mbylle këtë punë”. E dëgjova edhe dëshirën tuaj për të negociuar me opozitën. Por unë kam drojet e mia dhe për shkak të asaj që ka ndodhur katër vite më parë, kam frikërat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur? E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të, e lëvduat, e çuat në Kushtetuese, tani do ti bëni funeralin politik. Tani duhet ti kërkonit një ndjesë qytetarëve për këtë. Ju hapët një process që këtu e shitët si process të mbyllur që u takonte vetëm ju.

Kur do të jetë raundi i parë për votimin e Presidentit? Konferenca e kryetarëve vendos sot, ja propozimi i socialistëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Konferenca e kryetarëve do të vijojë mbledhjen e nisur më 4 maj për të vendosur datën kur parlamenti do të mblidhet për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit.

Lexo edhe :  Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

“Partia Socialiste ka propozuar datën 16 maj për seancën e parë.
Deri atëherë palët do të kenë në dispozicion 6 ditë për negociatat e mundshme me njëra-tjetrën për gjetjen nëse do të jetë e mundur e një emri konsensual për kandidat për President.
Sipas platformës së Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë. Këto ditë palët do të konsultohen me njëra-tjetrën, mund të ketë negociata dhe pse jo dhe takime për një kompromis të mundshëm. Deri tani nga qëndrimet e palëve duket se do jetë e vështirë.
Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve do të jetë z.Alibeaj, znj. Mesila Doda, mund të jetë z. Fatmir Mediu, z. Balla nga grupi i PS dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali”, raportoi Gjençaj.

A janë gati socialistët për emra?
“Komisioni i ngritur nga PS, negociues por edhe i filtrimit të gjithë emrave, i përbërë nga Balla, Gjiknuri dhe Spiropali po kalojnë në sitë emrat, por deri tani nuk kemi asnjë emër të publikuar si propozim, duke i mëshuar arritjes së një konsensusi për një figurë të gjithëpranueshme. Synohet një konsensus me opozitën për tre raundet e para. Nëse nuk do të ketë një konsensus politik, maxhoranca e ka bërë të qartë që do ta votojë e vetme kandidatin për President. Në raundin e katërt dhe të pestë mjaftojnë 71 vota për të zgjedhur Kreun e ardhshëm të shtetit.
Opozita ka të drejtën e saj të thotë fjalën e saj, sikurse dhe maxhoranca ka të drejtë për deklarata dhe retorikë politike”, tha gazetari Gjençaj.

Të fundit

1500 punonjës në terren, OSSH: Vështirësi nga moti në Shkodër, Burrel e Lezhë

Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin, në disa qarqe me reshje të dendura shiu dhe intensitet të lartë...

Java nis me shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja dita kur rikthehen kthjellimet

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Përmbyten sërish rrugët në Vlorë, uji mbulon katet e para të pallateve

Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur sërish. Uji ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth. Kjo është...

Rama komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, më ka th*er hundën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. Rama iu përgjigj...

Korçë, dëbora arrin në 15 cm në disa zona, ja cilat akse janë prekur më shumë nga borra

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës që nga mëngjesi i kësaj të diele, duke sjellë trashësi deri në 15 centimetra...

Lajme të tjera

Web TV