“Im atë ishte mbështetës i reformës”/ Imeraj: Procesi im ka treguar luhatjet e drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorja e shkarkuar Elisabeta Imeraj ka folur ditën e sotme në emisionin “breaking” në lidhje me procesin e saj të vlerësimit.

E njohur si “gruaja e hekurt” për shkak të çështjeve të fuqishme që ka hetuar, si dosja “Tahiri”, “Shullazi” etj, Imeraj ka deklaruar se gjatë gjithë kohës që ka shërbyer si prokurore ajo ka përfaqësuar shtetin, ndërsa tha se procesi i vlerësimit i zhvilluar për të ka treguar luhatje në reformën në drejtësi.

Ndër të tjera, ajo shtoi se babai i saj është një mbështetës i zjarrtë i reformës në drejtësi, duke than se procesi i saj nuk e përfaqëson reformë në drejtësi.

“Elizabeta Imeraj ka përfaqësuar akuzën në emër të shteti, ka kryer funksionin në emër të prokurorisë. Çështjet që më kanë rastisur, për shkak të rrezikshmërisë së veprës kanë qenë me natyrë sensitive për publikun dhe janë bërë publike. Elizbaeta Imeraj ka bërë vetëm detyrën. Gjykata dhe gjyqtari duhet të jetë i pavarur në drejtim të punës dhe detyrës që bën. Ky ishte misioni i reformës në drejtësi. Imeraj përfaqësonte prokuroren që guxon të përballet, të thitë me së të lartë fjalën kur ka të drejtë. Unë nuk do ta cilësoja procesin e vettingut tim si tërësinë e reformës në drejtësi. Nuk dua ti prish publikut pritshmëritë, duke nisur që nga im atë ka qenë përkrahës i flaktë i reformës.

Unë si juriste dhe si prokurore dje jam mësuar të flas me prova dhe fakte të flas me atë që konkludon e provuar por në rangun e një procesi rivlerësimi, të interpretohen fjali të interpretuara për të gjetur patjetër diçka, një proces i ndryshëm krijon një luhatje.”- tha ajo.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV