Rama konferencë me Mike Pompeo: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri që do të…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili viziton Shqipërinë për herë të parë.

Gjatë kësaj konference do të nënshkruhet dhe një mamorandum mirëkuptimi për deversifikimin e tregut të gazit.

“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.